Pershendetje Vizitor!  |  Identifikohuni  | AL US DE IT
ARTIST | Elvana Gjata
Blog

Elvana Gjata rrefen emocionet e dy cmimeve tek Kenga Magjike 2007

Posted: 12/09/07 12:45:30 | Member: (elvanagjata) | Tag: default
Elvana Gjata rrefen emocionet e dy cmimeve tek Kenga Magjike 2007 Nga festivali i “Këngës Magjike” doli dy fish e vlerësuar. Bëri të vetin çmimin e Diskografisë dhe njëkohësisht u pozicionua nga votimi i përgjithshëm i këngëtarëve në vend të tretë. Për publikun por dhe të gjithë fansat e saj të cilët nuk janë të pakët, fali një pamje të mrekullueshme, një këngë absolutisht të pëlqyer, ndërsa në këmbim mori duartrokitje dhe vlerësim pafund. Elvana Gjata në këtë intervistë, rrëfen emocionet e dy çmimeve të evenimentit muzikor, çastet e paharruara por edhe të vështira në skenë. Po kështu, ajo zbulon dhe votimin e fshehtë, cilën këngë vlerësoi me çmimin e parë.

Nga festivali i “Këngës Magjike” doli dy fish e vlerësuar. Bëri të vetin çmimin e Diskografisë dhe njëkohësisht u pozicionua nga votimi i përgjithshëm i këngëtarëve në vend të tretë. Për publikun por dhe të gjithë fansat e saj të cilët nuk janë të pakët, fali një pamje të mrekullueshme, një këngë absolutisht të pëlqyer, ndërsa në këmbim mori duartrokitje dhe vlerësim pafund. Elvana Gjata në këtë intervistë, rrëfen emocionet e dy çmimeve të evenimentit muzikor, çastet e paharruara por edhe të vështira në skenë. Po kështu, ajo zbulon dhe votimin e fshehtë, cilën këngë vlerësoi me çmimin e parë.

Si ndihet Elvana si fituese e çmimit të tretë në festivalin “Kënga Magjike”?
Ndihem shumë e lumtur, shumë e gëzuar. E falënderoj Florin nga zemra për këtë këngë të mrekullueshme. Po kështu ndihem mirë dhe për faktin që më kanë vlerësuar shumë edhe kolegët, të cilëve u jam shumë mirënjohëse.

E prisje këtë çmim, pozicionimin tënd në vendin e tretë?
Jo nuk e prisja aspak, pasi konkurrenca ka qenë shumë e fortë dhe ka pasur këngë vërtet shumë të bukura. Ishte një moment i papërshkruar kur dola në treshen më të mirë.

Çfarë mendoje gjatë kohës që shpalleshin votimet e kolegëve dhe emri yt lakohej shumë herë në krye të listës?
Ishin çaste shumë emocionuese për mua. Ndihesha mirë që ata artistë, të cilët nuk i mora vesh se kush ishin, pëlqenin këngën time aq shumë sa e kishin votuar të parën, por në asnjë moment nuk më shkonte në mend që unë të fitoja, sepse e dija që kishte këngë të tjera që e meritonin vendin e parë, si ajo e Aurelës që u shpall edhe fituese e këtij edicioni të “Këngës Magjike”.

Diçka rreth look-ut tënd në natën finale. Ke një ngjashmëri të madhe me këngëtaren Jennifer Lopez. Flokët e kapura fort, fustani i bardhë ishin detajet që përkonin dhe me stilin e saj, veç ngjashmërisë së natyrshme që ju keni…
Flokët e kapura në atë model që unë kisha realizuar dhe fustani i bardhë, janë tendencë e vitit 2007-2008. Për më tepër, ai tip fustani që unë përdora është moda e këtij viti, që stilistë të ndryshëm botërorë i kanë krijuar shumë. Absolutisht nuk është bërë për të kopjuar apo imituar këngëtaren Lopez. Ishte një paraqitje që mua më pëlqeu dhe e realizova, pa menduar sesi kush mund të dukesha. Këtu gjej rastin të falënderoj stilisten Jona Muça, si dhe Taxi Mapo Group.

Po për sa i përket natës gjysmëfinale? Për herë të parë tek ty u vu re përdorimi i lenteve. Si u ndjeve me një ngjyrë të tjetërsuar të syve dhe cilat janë disa nga komentet që ke marrë?
Po, është e vërtetë që në natën gjysmëfinale kisha vënë lente. Gjithmonë i kam pëlqyer dhe kam pasur dëshirë që të eksperimentoj me sytë. Mendova ta provoj njëherë me ngjyrën gri, por që në televizor ajo doli jeshile. Në fakt shkonin shumë me ngjyrën e fustanit. Më kanë pëlqyer shumë, por ka pasur edhe nga ata që donin ngjyrën time origjinale të syve, pasi me lente ngjaja pak më e egër. Gjithsesi, unë u ndjeva shumë mirë.

Në momentin që po vije në skenë në natën finale, për pak u rrëzove, çfarë mendove në atë momente?
Fustani ishte i gjatë dhe po e mbaja me të dyja duart, sepse e dija që do të kishte rrezik të pengohesha. Dhe në fakt, sandalja m’u kap me fustanin dhe u pengova. Me të gjitha forcat u mundova të ruaja ekuilibrin deri në momentin që Arditi më zgjati dorën. Aty hoqa dorën nga fustani dhe vijova. Ajo që mendova kur u pengova ishte: “Ah, iku syri i keq!” Por gjithçka mbeti me aq, me një pengim të lehtë pa avancuar në rrëzim.

Cili ka qenë urimi më i bukur që more?
Në fakt nuk mund të veçoj asnjë, pasi në llojin e tyre të gjitha urimet ishin të bukura. Kanë qenë urime dhe komente, të cilat i kam pritur me shumë kënaqësi. Kanë qenë të shumta dhe emocionet sigurisht, kanë qenë shumë të mëdha.

Kuptohet që vota e këngëtarëve në “Kënga Magjike” ishte e fshehtë. Mund të na zbulosh se për kë votuat të fitonte çmimin e parë?
Nuk e kam problem fare ta them, madje unë kam qenë një nga ato pak artiste që kërkuan që votimi të bëhej publik, ndaj dhe nuk kam asnjë ndrojtje. Me kënaqësi vendin e parë ia kam dhënë Aurela Gaçes, pasi e meritonte në mënyrë absolute. Ishte perfekte në të gjitha komponentët. Ishte absolutisht më e mira.

Si ishte pritja që të bënë familjarët kur me vete kishe dhe 2 trofe, çmimin e Diskografisë, njëkohësisht dhe çmimin e tretë?
Pa diskutim që familja u ndje shumë e lumtur dhe krenare për mua, dhe unë vetë jam shumë e lumtur që i bëra të ndihen të tillë. Ata janë të kënaqur me çmimin, këngën, performancën, gjithçka…

Cilat janë angazhimet e Elvanës gjatë kësaj kohe?
Elvana po merret pak me shkollën, sepse e kam lënë pak pas dore për shkak të festivalit, por tani do të rikthehem fuqishëm, pasi do të vë një pjesë shumë të bukur.

Mund të na thuash diçka rreth kësaj?
Do të dëshiroja që të mbetej surprizë, por gjithsesi ju them se po punoj për një këngë të re me Florin që do të jetë hit, të cilin sigurisht do ta shoqëroj edhe me një video. Mezi po pres të këndoj këngën e fundit, pasi kam informata që e duan shumë.

Udhëtimi yt më i afërt?
Do të nisem për një koncert në Kosovë, ndoshta edhe në vende të tjera.

Comments | Total: 0


MENU
ANETARE
elvanagjata
  Jashte Linje  
PLAYER  »  launch
STATISTIKA
TODAY
Total Plays: 4
Total Streams: 4
Total Downloads: 0

ALL TIME
Total Plays: 5,341
Total Streams: 5,335
Total Downloads: 6
SYNDICATION
RSS Feed RSS Feed
ATOM Feed
CODE SNIPPER
Create a link to your page, copy and paste this code into your web site.