Pershendetje Vizitor!  |  Identifikohuni  | AL US DE IT
ARTIST | Maya Alickaj
Blog

Maya - Guri i rende ne vend te vete

Posted: 08/17/08 08:57:09 | Member: (maya) | Tag: Maya


Comments | Total: 0


Maya kengetarja qe po trondit skenat shqiptare

Posted: 12/23/07 15:26:10 | Member: (maya) | Tag: default
Maya kengetarja qe po trondit skenat shqiptare

Here, here impulsive dhe e rrembyeshme si deti Vlores ne prag dimri, here here e qeshur si pranvera ne ditet e saj te para, pastaj e sigurt si vajzat labe ne legjendat e vendlindjes, por gjithmone e sinqerte si nje femije i perkedhelur, keshtu ne bisede me te kalon te gjitha stinet e vitit brenda harkut kohor te nje interviste.

Situatat e pergjigjeve dhe cehjrja e fytyres se saj ndryshojne sipas pyetjeve. Ne tregun muzikor shqiptar, Maya me albumin e saj Legelege keta dy muaj ze vendin e pare te shitjeve. Sigurisht, qe ky sukses me shtyu pikesepari te njoh kete kengetare te re te Jugut, e cila realisht nuk eshte dhe aq e re ne skene. E diplomuar per Artet e Bukura, ajo e ka njohur suksesin vit pas viti jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne Gjermani ku jeton prej shume vjetesh dhe ku eshte integruar plotesisht.


Here, here impulsive dhe e rrembyeshme si deti Vlores ne prag dimri, here here e qeshur si pranvera ne ditet e saj te para, pastaj e sigurt si vajzat labe ne legjendat e vendlindjes, por gjithmone e sinqerte si nje femije i perkedhelur, keshtu ne bisede me te kalon te gjitha stinet e vitit brenda harkut kohor te nje interviste.

Situatat e pergjigjeve dhe cehjrja e fytyres se saj ndryshojne sipas pyetjeve. Ne tregun muzikor shqiptar, Maya me albumin e saj Legelege keta dy muaj ze vendin e pare te shitjeve. Sigurisht, qe ky sukses me shtyu pikesepari te njoh kete kengetare te re te Jugut, e cila realisht nuk eshte dhe aq e re ne skene. E diplomuar per Artet e Bukura, ajo e ka njohur suksesin vit pas viti jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne Gjermani ku jeton prej shume vjetesh dhe ku eshte integruar plotesisht. .Me lirshmerine e femrave te jugut, me bukurine e saj klasike, por njekohesisht dhe me potencen e zerit te saj, ajo e nderthur intervisten me nje minikoncert, pa e patur hic problem qe terheq kureshtaret. E ndersa kujton gjithe etapat e jetes se saj shpalos dhe ato fitoret e vogla njerezore qe gjithnje e kane shoqeruar jeten e saj, per te treguar se njeriu me talent dhe pikesynime dhe ne emigracion arrin te shpalose personalitetin dhe aftesine e tij?.Ajo ne jete i permbahet thenies se Shekspirit qe; "E bukur eshte te kesh fuqine e nje gjigandi, por eshte tiran ai qe e perdor ate si gjigand ne emer te se keqes", apo "Mosmirenjohja eshte vesi me i keq i njeriut".

Mund te na thoni dicka nga jeta juaj feminore?

Une kam patur nje femijeri shume te bukur, ndonese kam patur komplekse, sepse isha femija me e vogel dhe te gjithe me urdheronin. Por kam qene nje femije e rrethuar me dashuri nga prinderit, motrat e vellezerit dhe nga gjyshja ime. Gjithashtu familja nuk me ka penguar te jem ne skene qe femije. Mbaj mend qe kam kenduar qe ne kopesht.

Ku ka lindur Maya?

Kam lindur ne Dukat te Vlores. Nje vend shume i bukur turistik qe une e mbaj mend si nje natyre perallore qe me ka rrethuar gjate gjithe femijerise sime.

Cfare kujton nga Dukati?

Nga vete emri del qe ky vend ka qene vendi i dukeve. Mbreteresha Teuta ka patur vendlindjen aty. Nga Buza e detit e deri ne Llogara eshte gjithe siperfaqja e Dukatit. Eshte nje vend i perkryer sepse eshte vendlindja ime. Une gjerat e mia i dua shume. Dhe makinen time e dua shume.

Clidhje ka makina me dashurine per Dukatin?

Se te dyja jane te miat.

Ka shume gjera qe jane te tuat pervec tyre?

Po. Ne pergjithesi te gjitha gjerat e mia i kam te shtrenjta.

Duke kaluar ne femijerine tuaj ju mbaruat shkollen 8vjecare dhe me pas te mesmen. Me thoni ndonje te vecante nga jeta juaj shkollore. Cfare benit ndonje gje? Ndonje grindje, ndonje vecansi qe e keni akoma ne kujtese?

Ka shume gjera por mund te them qe ne shkolle te mesme isha si kujdestare klase dhe mbaj mend qe mesuesja na kishte lene brenda qe te mesonim, na kishte denuar. Si shejtane qe isha, kam hedhur cantat e nxenesve nga dritarja qe te mos e kuptonte drejtori. Se po te dilnim me cante ai do e kuptonte. Per kete u ndeshkova, duke me hequr nga detyra qe kisha. Kam qene vajze e hedhur.

Si keni qene me mesime?

Kam qene nxenese e mire, per te mos thene shume e mire. Me pelqente shume letersia dhe mbaj mend qe hartimet i shkruaja shume bukur.

Ndonje poezi?

Kam shkruar poezi, po nuk kam ruajtur asnje. Jam penduar shume qe i kam grisur.

Kujt ja keni kushtuar frymezimin tuaj te pare?

Enver Hoxhes. (qesh) Bile mbaj mend dhe disa vargje:
Lindi nene Gjyloja,
djale per Shqiperi,
lindi Enver Hoxhen
trim e vetetime.

Bashke me qumeshtin
te dha dashurine,
dashurine qe kishe ti,
per Shqiperine. Kaq mbaj mend?.

Nga jeta juaj ne fshat cfare keni ndonje gje pikante qe ju ka lene mbresa dhe e kujtoni dhe sot?

Une kam shume kujtime dhe nuk di cfare mund te vecoja. Me kujtohet qe ka qene nje kenge qe e kendonte Inva Mula, kenga e nenes. Ate e kendoja gjithnje para shokeve te klases dhe me duket sikur isha identifikuar me te .

Te ka qelluar ndonjehere ndonje mesuese me pellembe?

Jo.

Po prinderit?

Babi kur kam qene 5 vjec dhe qe ka qene nje shpulle e merituar. Une isha vajza me e vogel dhe isha shume e perkedhelur. Ai kish derguar vellain tim ne kinema dhe une e bezdisja ate duke i thene se vellai ka shkuar pa leje, qe ai nuk e pyeste fare babin, e te tjera. Im ate nuk me thoshte dot qe kishte patur pak leke, vetem sa per vellain. Ngaqe s?po e lija rehat te hante buke, me jep nje shpulle. Atehere u habita se cfare ishte ajo, sepse nuk me kishte ndodhur kurre.

Te beri mire?

Atehere jo. Ndoshta me vone pati efektin e duhur.

Sa here e kujton kete ngjarje?

E kujtoj shume shpesh me babin tim, sepse tani ai eshte 73 vjec dhe kemi shume konfidence. Ai gjithnje me thote:Ti me flet ne kete menyre sepse une s?te kam rrahur. Vetem nje ke ngrene. Shpeshhere e kujtojme per qejf. Por me ka rrahur shume motra ime, qe e dua shume. Me ate jam grindur shume.

Perse te rrihte me shume motra?

Une isha pak me e lire, nderkohe qe ajo ishte strikte. Une beja gallate ne shkolle, genjeja ndonje mesues. Ajo se duronte dot kete, sepse donte qe une te isha shembull. Ishte vec dy vjet me e madhe se une, dhe per keto gjera me rrihte. Ishte si nene per mua. Ajo grindej e rrihej me te tjeret vetem te mos me ngacmonte njeri mua. Dhe une doja te reagoja, po nuk kisha dhe aq shume force. Ajo kishte me shume se ishte me e madhe. Kemi nje lidhje shume te bukur, me shume se dy binjake.

Ke qene capkene?

Keshtu e mbaj mend veten. Ndoshta pak me te urte. Dhe tani e urte jam, ndoshta me raste?

Clidhje keni me detin?

Une jam rritur ne nje vend me det. Kur kam qene e vogel kam qene njehere duke u mbytur. Ka qene nje moment qe desh e kam pare vdekjen me sy. Kjo me ka krijuar frike, dhe gjithnje me ben efekt kjo gje. Ime moter, duke qene notare me e mire se une, bile e ka praktikuar kete sport, me ngacmonte gjithnje. Me kalimin e kohes u afrova me shume me detin, duke me ikur paksa frika, dhe kur kam deshire te krijoj kam deshire te kaloj mbremjet ne det. Edhe te jem vetem apo me shoqeri perben nje nga kenaqesite me te medha te miat. Te jem ne Vlore dhe te mos shijoje detin ne darke, eshte dicka e pamundur.

Te ka thene njeri qe nje pjese e syve te tu jane si deti i Vlores?

Ne fakt quhet deti Jon. Si deti i Vlores jeni ju i pari. Dhe me vjen mire qe ma thoni.Ti e thua mbasi deti Jon eshte i madh, dhe pjesa e Vlores se ketij deti eshte me i bukur...A po jo?

Une do jua them dhe pse thashe si deti i Vlores. Sepse ka nje gji te vecante qe ndryshon nga ngjyra e detit te hapur?

E kam origjinen nga gjiri. Gjyshi im ka lindur ne Karaburun.

E me pas me rritjen tuaj cfare kujtoni?

Thashe me siper qe me mesime kam qene mire, sepse pretendoja si femije qe te studioja dhe te merrja nje drejtim shkolle tek vetja. Nuk kam qene shume sistematike, por me periudha. Ose luaja ose mesoja shume. Krahas mesimeve kam qene e perkushtuar ndaj teatrit dhe kenges.

Kenga e pare?

E kam kenduar ne kopesht, nje kenge per fatosa. Kam qene nje femije shume i shendetshem dhe mbaj mend krahet e mire qe i ngrija dhe levizja lart duke shoqeruar ne menyre skenike kengen. Tere njerezit qe me njihnin me kerkonin tua kendoja gjithnje ate kengen.

Pastaj kur dolet ne skene?

Ne te gjitha aktivitetet qe bente shkolla. Une isha gjithmone. Kur isha 17 vjec kam kenduar ne televizion nje kenge labe per Enverin dhe ka qene kenga :Ligjero shoku Enver.

Meqe folet kaq shume per te. Si ishte Enver Hoxha per ju ne ate kohe?

Shume i dashur. Ishte engjell. Sic ishte per shumicen e njerzve.

Duke patur kete passion per kengen dhe teatrin kur moret inisiative per te konkuruar?

Kur mbarova shkollen tetevjecare konkurova per kanto ne Vlore. E fitova dhe konkursin, po per arsye te kohes se atehershme nuk mu krijua mundesia te shkoja. Por dhe me pas kam kenduar gjithnje. Ne shkollen e mesme mendova te konkuroja per drame. Deri ne ate kohe per mua primare ka qene kenga , pastaj me pas kisha me shume deshire te behesha aktore. Por me pas ndryshuan gjerat. Ne morem rruget e botes.

Si ka qene ajo periudhe per ju?

Vendosa qe do konkuroja per drame. Kam punuar me nje regjizor ne Vlore qe quhet Lefter Simoni nje vit rrjesht me disa materiale sic ishin atehere nje poezi, nje tregim, nje monolog dhe regjizori im ishte shume i bindur qe une duhet ta kisha fituar kete shkolle. Shkova. Ne ate kohe ishte normale te mos fitoje vitin e pare dhe te konkuroje perseri ose te beje nderhyrje te tjera. Une vendosa ta provoja njehere vete. Keshtu bera dhe per fat shkrepi me tee paren. E fitova, dhe ka qene momenti me i bukur i jetes sime dhe mbetet akoma dhe sot.

Pra fituat shkollen peer aktrim. Si ishte ajo jeta studentore?

Fakultetin e mbaj mend ne menyre te detajuar. Mbaj mend te gjitha rolet. Mund te vecoj nje rol me te cilin kam mbrojtur diplomen. Ka qene nje grua plake qe kishte nje bujtine, ku prisnin mysafire. Keto i mbysnin klientet dhe i merrnin parate. Kesaj plakes i kishte ikur djali 56 vjec nga shtepia dhe kthehet ne nje moshe te rritur. Pa e ditur, ato e mbysin dhe djalin. Plaka e ndjen qe kishte nje lidhje te vecante me kete mysafir te ri. Ka qene nje rol shume i bukur dhe shume i vleresuar. Ne fund vjen nje personazh qe ishtee shpirti i mire dhe me ve duar ne fyt dhe me mbyt. Ky djali qe interpretonte, ka qene nje shkodran dhe harron per momentin qe po luante rolin, dhe vertet me mbyt. Une u ndjeva shume keq. Sigurisht qe e prisha shfaqjen se isha me te vertet duke u mbytur. Ishte nje tmerr qe nuk e harroj kurre.

Mbaruat shkollen. Si vijoi me pas jeta juaj?

Gjate shkolles kam marre pjese ne disa role figurantesh ne Teatrin popullor, si steudente qe ishim. Kam luajtur ne filmin ?Zemra e nenes? ku luaja rolin e vajzes se Tinka Kurtit. Pasi mbarova studimet u ktheva ne Vlore. Me thiren per nje rol ne Akademine e Arteve dhe une pranova duke punuar si asistente pedagoge ne Akademi, ku luaja dhe rolin e regjizores se nje shfaqjeje me Rikard Lajren,. Ishte nje shfaqje shume e realizuar. Me pas shkova ne Gjermani tek nje mikesha ime per pushime. Nga pushime u kthyen ne 14 vjet. Maredheniet e mia me ate mikeshe ndryshuan shume. Une fillova studimet aty dhe ajo me adoptoi. Fillova nje jete te re.

Nuk e ndjete largimin nga Shqiperia. Po humbnit dicka nga arti per tju pershtatur nje jete tjeter?

Nuk ika me mendimin se do rrija atje. Di qe kur kam qene ne avion dhe kam zbritur ne Mynih kam derdhur shume lote, sepse e ndjeja qe nuk po ikja vetem per nje vizite.

Cvit ka qene?

Ka qene viti 1994.

Ne ate kohe largimet kane qene masive. E ndjenit veten te privilegjuar?

Kisha degjuar shume. Por nuk e ndjeja veten aspak te privilegjuar qe po ikja. Nese familja ime do jetonte ne Tirane, ndoshta nuk do kisha ikur.

Pse cdo gje e lidhni me Tiranen?

Sepse ketu une krijova veten time. Ne kohen e universitetit njeriu formon karakterin, e gjen veten deri diku, se kujt fushe i takon. Dhe une e ndjeja veten mire ketu.

Kush te beri te qendroje aty?

Une nuk i le gjerat pergjysem. Ne fillim mund te kthehesha. Por duke qene se kjo mikesha ime me priti shume mire, une e kam ne natyre ta shperblej te miren. Per ti plotesuar deshiren asaj ndenja me shume. Vendi im i punes nuk ishte me vakant dhe ajo me ofroi mundesine e studimit te gjuhes gjermane. Vit pas viti une u zhyta ne jeten gjermane si me gjuhen dhe me shkollerat. Me rrembeu jeta. Atje ndertova dicka dhe filloi atje rrethi im shoqeror.

U ambjentove shpejt atje?

E them pa modesti qe po.

Ka qene natyra jote e brendshme apo ambienti mikprites?

Une dua qe aty ku jetoj te jem mire. Natyra e pershtatshmerise eshte nje gje qe me karakterizon. Nese nuk do e beja do isha jashte loje.

Cfare shkolle bete?

Ne fillim bera nje kurs gjuhe te gjermanishtes dhe me pas studimet per ekonomik, nje dege qe nuk kisha hic haber. Por vetem aty gjeta vend. Vitin e dyte kalova ne histori dhe filozofi dhe ne kete dege vazhdova. Kjo ishte per mua me e kendshme. Nuk e kisha shume me deshire, por duhet te isha studente, te merrja nje vize. Ishte nje shkolle brenda mundesive te mia, sepse nuk ishte dhe aq e kollajshme.

Iu largove aktrimit?

Po. Pasi eca me gjuhen nisa te beja disa audicione dhe fillova pune ne nje teater. Kam bere disa role. Por nuk e krahasoj interpretimin ne gjuhe gjermane me ate shqiptare.


Sa role keni luajtur?
Pese ose gjashte role.

Kush eshte pika me kulmore ne Gjermani?

Karriera ne teater.

Kur eshte dashuruar per here te pare Maja?

Ne shkolle te mesme por ka qene nje dashuri platonike, vetem me sy, pa e shprehur.

Ju apo ai?

Une dhe ai.

Ku e dinit ju se cfare ndjente ai?

Se ai mi shkruante. Ishte bere shok me djalin e dajes sim dhe mi shkruante neper libra. Ashtu ishim edukuar atehere.

Ndonje leter e ke ruajtur?

Jo. Se kisha frike mos mi gjente vellai im.

Te pelqenin ato letra?

Me pelqenin shume. Aq shume sa e kujtoj akoma. Ajo mbeti anonime. Njehere une shkruaj gjasme nje leter qe do ia jepja atij djalit. Kjo leter me humbet diku dhe frika ime e tmerrshme mos e gjente vellai im. Mbasi e gjeta me pas vajta me vrap dhe e dogja. Kjo histori mbaroi keshtu. Ka zgjatur gati gati nje vit shkollor.

Eshte e bukur dashuria platonike?

Eshte aq e bukur saqe une tani e kujtoj me me nostalgji se nje dashuri tjeter.

Pse?
Sepse ajo tjetra eshte dhe fizike. Kujtoj me shume ate platoniken se fiziken. Sepse eshte me e vecante.

Me kete tip impulsive mendon se je problem per meshkujt?

Po. Jam e sigurt.

Ne ckuptim?
Ne te gjitha kuptimet. Ne maredheniet e mia problemet qe kam patur me meshkujt eshte fakti se ato kane frike se une dominoj. Kete gje ato nuk e duan. Une mundohem te mos e jape kete ndjesi. Mbase nuk kam gjetur ate qe te me dominoje deri me sot.

Kjo vjen ne menyre te natyrshme tek ju apo eshte dicka e imponuar qe te tregohesh tjeter?

Ky eshte karakter. Me kalimin e kohes njeriu perpiqet te permiresoje veten. Dhe une dua ta ndryshoj.

Mos eshte difekt i meshkujve qe nuk arrijne te te kuptojne?

Te jem e sinqerte, po.

Keni dashuruar ndonjehere me gjithe shpirt?

Une ne pergjithesi kur e dua nje gje, e dua. Por dua kur me duan.

Ceshte dashuria per ju?
Eshte sakrifice, respekt dhe ndjenje e cila eshte e para. Une nuk mendoj se nje njeri nuk mund te thote e dua nje njeri, pa bere ndonje sakrifice per te.

Ju keni jetuar ne Gjermani. Ndoshta aty nuk ju kane ndare nga gjermanet per faktin se jeni bjonde?

Kam shume gjera te perbashketa me gjermanet, po dhe shume gjera qe me ndajne. Ndjenja. Une mendoj si gjermane dhe ndjej si shqiptare. Jane menyra te ndryshme. Qe kane te bejne me respektin, hidherimin, trishtimin. Kjo ka qene nje kontradikte tek jeta ime private. Nuk eshte e kollajshme te gjesh keto gjera tek nje mashkull. Une kam patur shume miq e shoke gjermane, po nuk kam dashuruar kurre nje gjerman.

Pse?

U ka munguar ajo ana e ballakanizmit qe kam une.

Do preferonit me mire nje burre te ashper apo nje burre te embel?

Te embel jo, por te bute po. Per mua tek nje mashkull eshte shume e rendesishme zgjuarsia, xhentilesa dhe ndjeshmeria. Dhe sensi i humorit.

Ne keto aspekte jeta juaj ne Gjermani ka qene e thjeshte ne raportin e inkuadrimit ne jeten e perditshme?

Ne Gjermani duhet te luftosh shume shume per te arritur pak. Dhe une nuk jam terhequr. Dhe pse kam patur sfida nuk jam terhequr. Qellimet e verteta zakonisht i kam arritur.

Ndonje gjerman qe eshte dashuruar marrezisht pas jush? Dhe si e keni menjanuar?

Nuk ka shanse. Ato kur e kuptojne, menjanohen vete. Nuk me ka bere vaki. Gjermanet nuk e bejne veten per tu shmangur.

Pas kaq shume vitesh kthimi ne Shqiperi. Dhe ju vini me nje vecori krejt tjeter. Arrini te beni nje album qe te kete nje sukses dhe njerezit ju shohin me kureshtje. Ceshte kjo?

Me duhej mua ky moment. Ishte nje gje qe i duhej jetes sime.

Njerezit shume here kane deshira, por nuk i realizojne. Ishte nje ndjenje brenda teje qe duhet ta shpalosje patjeter.

Une kur erdha mu krijua nje hapesire per te bere nje album per deshiren time. E ndjeja qe publiku do ta donte. Une jam realiste. Kjo ndodhi. Te jem e sinqerte dhe une u stepa dhe per mua ishte e papritur.

Si e moret kete nisme?

Une me kenge jam marre gjithe jeten time, por jo ne televizion. Kam kenduar ne gjithe Europen ne koncertet e shqiptareve. Jam futur ne kete treg ne menyre spontane. E kisha vendosur me pare dhe ne dhjetor e nxora.

Nga erdhi kjo deshire?

Ndersa shkoja ne koncerte te gjithe me pyesnin:ku e keni albumin?Une doja ta beja ne Shqiperi. Kur e gjeta kohen erdha. Mendova ne fillim te beja te perziera. Kur degjova me Adrian Hilen nje kenge te jugut vendosem. Bera mire qe shkova tek ai. Me gruan e tij kemi qene shume mikesha. Per momentin keto kenge ishin te pelqeyeshme.

Si quhet albumi i pare dhe si e keni perjetuar kete sukses?

Albumi i pare quhet Lege lege

Cdo te thote?
Eshte shkurtimi i fjales shelege. Eshte nje vajze qe ishte mesuar si shelege, por ajo ishte nje vajze fisnikesh. Ajo pati shume sukses dhe nepermjet saj une u bera e famshme. I terhoqi vemendjen publikut. Ne pergjithesi jane popfolk. Ka dhe nje kenge folk. Disa kenge i kam bere une dhe disa te marra nga populli.

Do procedonit keshtu?

Nuk e di akoma. Me dolen bukur.

E ndjen veten me mire ne kenge apo aktrim?

Nuk i ndaj dot. Per momentin kenga me beri me te famshme.

Muzika te jep me shume fame se aktrimi?

Kjo eshte e vertete dhe me vjen mire qe di te kendoj. Une jam dhe aktore dhe kengetare. Te luash nje rol eshte me e veshtire se te kendosh nje kenge.

Nese do te jepet nje rast qe te angazhoheshit ne aktrim do e linit kengen?

Jo. Kenga eshte pjese e imja. Ajo me ka mbajtur gjalle. Une kendoj me gjithe zemer.

Jeni kthyer ne Shqipoeri. Si ju eshte dukur?

Kam ardhur gjithnje ne gusht per pushime me familjen time. Kur erdha ne Shqiperi politika me eshte dukur shume agresive. Une gjerat i kisha lene pak me te sinqerta. Dhe nje adrese stilisti nuk e gjeje dot kollaj. Ketu ndonjehere duhet te behesh harbute per te arritur dicka te thjeshte. Tani jam mesuar.

Besoj se me kthimin ne Shqiperi te kane ngacmuar dhe me shume meshkujt?

Kur isha nja tre muaj pa makine e kam kuptuar cdo te thote te te ngacmojne meshkujt ne Shqiperi. E kisha harruar. Ndjehesha keq sepse nuk eshte nje gje e pranueshme.

Cfare pelqeni me shume tek njerezit?

Zemren.

Lexoni shume?

Lexoj gjithcka.

Intervistoi : Albert Zholi
Korrik 2007
Comments | Total: 2


Maya - Jeta mes dy dashurive

Posted: 12/23/07 15:23:34 | Member: (maya) | Tag: default
Maya - Jeta mes dy dashurive

Eshte kthyer per te realizuar nje album me kenge, ndersa ndihet e lumtur per karrieren e re qe ka nisur ne Shqiperi. Asgje nuk ndodhi rastesisht. Karriera e nisur me shume mund e sakrifica ne Gjermani, duket se po i le vendin nje pjese te re qe Majesi kishte munguar prej vitesh. Pasionit per te kenduar kenget e saj ne vendin e saj.

Nese do te jetonte gjyshja e saj, ajo do te ndihej mjafte krenare qe emrin me te cilen ajo e therriste me perkedheli kur mbesa e saj ishte nje vajze e vogel , eshte as me shume e as me pak , por emer artistik me te cilin Maja u prezantua ne tregun muzikor dhe u be pernjehere shume e suksesshme.


Eshte kthyer per te realizuar nje album me kenge, ndersa ndihet e lumtur per karrieren e re qe ka nisur ne Shqiperi. Asgje nuk ndodhi rastesisht. Karriera e nisur me shume mund e sakrifica ne Gjermani, duket se po i le vendin nje pjese te re qe Majesi kishte munguar prej vitesh. Pasionit per te kenduar kenget e saj ne vendin e saj.


Nese do te jetonte gjyshja e saj, ajo do te ndihej mjafte krenare qe emrin me te cilen ajo e therriste me perkedheli kur mbesa e saj ishte nje vajze e vogel , eshte as me shume e as me pak , por emer artistik me te cilin Maja u prezantua ne tregun muzikor dhe u be pernjehere shume e suksesshme. Kane kaluar vetem gjashte muaj nga prezantimi i Majas me albumin e pare ne tregun e muzikes shqiptare dhe ajo eshte bere pernjehere e njohur dhe e dashur per publikun. Jane kenget e vjetra te jugut qe Maja i ka degjuar kur ishte femije dhe qe e kane nxitur te krijoje nje album ku bashkohet tradita e nje kulture te lashte, thirrja e kujtimeve te atdheut qe la para 14 vitesh me muziken qe i ka buruar gjith- mone ne shpirt.

Ritmet e ndryshme te jetes ne Gjermani nuk e kane penguar aspak Majen te kthehet ne Atdhe per te bere albumin qe i flinte prej vitesh brenda saj, si nje enderr prej te ciles nuk do te hiqte dore asnjehere.

Ndersa i gezohet suksesit te pare ne Shqiperi, e ndien se ndodhet si mes dy botesh, ku vendi i saj e shtrengon gjithnje e me shume.


Maja, me se e lidhni suksesin luaj?
Jane shume gjera qe me bene menjehere te suksesshme ne tregun e muzikes shqiptare. Zgjedhja e repertorit, zeri, interpretimi, kompozimi, shtepia diskografike. Pastaj publiku me deshi dhe ma dha voten qe ne fillim. Kur Publiku te do, do te thote se ke bere punen. Sukses te rastesishem per mendimin tim nuk ka. Une jam munduar vertete shume!

Si erdhi ideja e albumit?
Ideja e albumit ka lindur shume heret, por nuk po i gjeja kohen e pershtatshme. Gjate viteve qe jetoja ne Gjermani, kam qene shume e fu- tur ne jeten gjermane. Ne fillim studente, pastaj perkthyese, me tej jam marre me teater. Kam pasur shume angazhime saqe e kam pasur absolutisht te pamundur te merrem me nje album. Ne momentin qe krijova nje hapesire kohore, pasi kisha bere pergatitjen shpirterore dhe financiare, vendosa te bej nje album ne Shqiperi. Nuk isha e sigurt nese do e beja me se shumti me kenge te krahines se jugut, apo te perziera. Kontakti i pare qe kam pasur ka qene me kompozitorin Adrian Hila dhe pasi i cova nje kenge ta degjonte, pranoi te punonte me mua. Pastaj Shtepia Diskografike Elrodi Music, sa ka degjuar kengen time te pare, ka blere albumin tim. Keshtu u morem vesh per menaxhimin tim.


Sa ka ndikuar ky vend lek ty?
Jam e ndergjegjshme dhe shume e bindur se me ka bere shume mire. Ne kemi qene per shume dekada vend i mbyllur, gje qe ka ndikuar ne jetesen, mentalitetin, botekuptimin tone. Ne kete kontekst, Gjermania me ka rritur, ka ndikuar tek une me kulturen dhe menyren e vet te jetes. Aty kam fituar korrektesine, sensin e pergjegjesise, sidomos per punen. Nese ketu ecet me hap, atje iket me vrap. Kjo te ben te kuptosh shume gjera.


Kthimi i Majas ne Shqiperi eshte i perhershem apo i perkohshem?
Kur shkova ne Gjermani u nisa per nje vizite dhe qendrova 14 vjet. Tani qe jam kthyer per nje album as vete nuk e di se sa do rri e cfare do ndodhe. Gjerat jane te veshtira, nuk mund ti ndash dot, nuk jane absolute. Por te jem realiste, edhe me mungon Gjermania, sepse jane shume vite dhe atje kam krijuar si nje atdhe te vogel. Por, edhe ketu kam hasur veshtiresi jo te vogla. Nese mendoj se ku dua qe te me ece me shume karriera ime, zgjedh Shqiperine. Keq apo mire ketu jam ne vendin tim dhe sic thote ajo fjala: Guri i rende ne vend te vet.


Si ndiheni me kenget e jugut?
Une jam nga Vlora dhe me keto kenge jemi rritur. Jane kenduar ne familje nga te gjithe. Duke e ndier veten rehat me keto kenge dhe meqe ne Shqiperi ishin ne mode, thashe perse te mos kendoja kenge te vendit tim. Une mendoj se njeriu po nuk deshi ate te veten nuk mund te doje dicka me te larget. Tekstet e kengeve i kam punuar vete, duke u frymezuar nga kenge te vjetra. Per shembull kengen Lege-Lege eshte shkurtimi i fjales shelege, mbaj mend ta kem degjuar kur isha femije nga gjyshja ime. Por mbaja mend vetem dy fjale dhe si vije melodike te refrenit, prandaj mora mamane time ne telefon dhe i kerkova te me kujtonte pak kengen. Ajo e kendoi refrenin tamam sic e kendoj une. Keshtu mora variantin e vjeter te kenges, ndersa strofat dhe fabulen e kenges, si dhe melodine e saj, e kam krijuar vete. Pak a shume keshtu ka ndodhur edhe me kenget e tjera. Madje kam krijuar edhe melodine e tyre. Por njeriu kerkon gjithmone e me shume. Albumin e dyte dua ta mendoj mire qe te mos i zhgenjej degjuesit, sic nuk i kam zhgenjyer as me albumin e pare. Gjej rastin edhe njehere te falenderoj publikun tim, te cilet sic me duan, i dua. Kjo qendron ne themel te nje lidhjeje dashurie.


Keni miq te vjeter ne Shqiperi, apo keni zene miqesi te reja?
Kam krijuar shume miqesi te reja pasi kam kaluar shume vite jashte dhe kam humbur mjaft prej te njohurve te dikurshem. Por kam kaq miq te rinj sa nuk gjej kohe te takohem me te gjithe. Sepse dita ime eshte shume e ngarkuar.

Po jeta e nates?
Kur futem ne te rastesisht, jam tip pasionant dhe e shijoj shume. Natyrisht kur te nesermen me rendon koka, them te mos e e teproj me teper. Jeta e nates te lodh. Por meqe puna jone ka te beje me te kenduarin naten, perpiqem qe gjate javes te bej jete te rregullt e te qete, sepse ne fundjave do jem e detyruar te punoj. Kur dal per qejf me pelqen te shijoj edhe nga pak alkol, por gjithmone me kontroll.

I kushtoni kujdes pamjes se jashtme?
Imazhi mendoj se eshte i rendesishem per cdo femer. Njeriu duhet ta ndieje veten mire dhe per kete ndihmon pamja e jashtme. Frekuentoj sallonet e bukurise dhe sa here qe shkoj aty vec te tjerash permiresoj edhe gjendjen shpirterore. Shpenzoj per look-un tim, por nuk jam aspak maniake.


Per cfare spikat garderoba juaj?
Blej shume kepuce, rroba, canta. Me pelqen te perdor rroba cilesore dhe fine njekohesisht. Nuk pelqej ekstravaganden. Dua pak klass ne cdo rrobe, por asnjehere shume e kollarisur.

Cila gje ju trishton?
Surprizat jo te kendshme dhe intrigat. Do - sdo, te ngaterrojne dhe te prishin pune.
Nga jashte dukeni nje femer me karakter te forte...!
Ne fakt nga brenda jam shume e ndjeshme. Do te doja te mos perjetoja gjithcka ne thellesi.


Si shkon jeta personale?
Per momentin nuk jam e dashuruar. Jeta private eshte shume e rendesishme, me e rendesishme se karriera. Me e shenjte se ajo. Por ndodh dicka me njeriun: sa me mire e njeh veten, aq me te veshtire e ka te gjeje vetveten tek dikush tjeter. Jam e zhgenjyer, por nuk dua te flas shume per kete.


Cfare ju terheq tek nje mashkull?
Zgjuarsia, intetigjenca e tij. Te jete i mire nga zemra dhe xhentil. Gjithashtu te kete edhe sensin e humorit qe te me beje te qesh.


Si ju duken meshkujt shqiptar?
Asnjehere nuk me kane interesuar meshkujt giermane, por vetem shqiptaret. Ne dallim me femrat shqiptare qe jane me te ngritura dhe te kulturuara, meshkujt ngelen me pas.


Si e kaloni kohen e lire?
Lexoj shume. Gjithmone e kam nje liber tek koka e krevatit. Ne shqip lexoj sidomos libra historie, ndersa ne gjermanisht me terheqin librat artistike, e sidomos romanet.


Sa e rendesishme eshte familja per ju?
Shume e rendesishme. Njeriu, kur lodhet gjithe diten e ka te domosdoshme te gjeje nje cerdhe te ngrohte. E meriton cdo njeri i mire. Jam rritur ne nje familje te mire. Femijet sidomos i dua shume. Uroj qe gjithe njerezit te kene femije, sikurse nje dite uroj qe edhe une te kem femijen tim.

Nga N.K
Comments | Total: 0


Maya - Do tju bej supriza kete vere

Posted: 12/23/07 15:22:16 | Member: (maya) | Tag: default
Maya - Do tju bej supriza kete vere

Jonida Alickolli: Po rri gjate ne Shqiperi. Po te shijon, eee?
Maja: Po, po me shijon shume...

Si te duket jeta ketu, ne krahasim me Gjermanine?
Me e rremujshme... Edhe atje ka stres, por nese ushtron profesionin tend, jeta eshte me e qete, jo kaq e ngarkuar emocionalisht.

Sapo ka dale klipi yt me i ri, serish me turbo folk. Nuk ke ndermend te ndryshosh rryme muzikore?
Kjo eshte kenga e trete e albumit tim. Kenga e katert eshte tradicionale. Gjithashtu, ka edhe muzike te lehte. Pra, mund te gjeni larmi... Rame dakord qe edhe klipi i trete te ishte i rrymes turbofolk, por jo se une nuk kendoj dot rryme tjeter. Bashke me autoret e albumit tim, vendosem qe kenga Bubulina te behej me klip.


Jonida Alickolli: Po rri gjate ne Shqiperi. Po te shijon, eee?
Maja: Po, po me shijon shume...

Si te duket jeta ketu, ne krahasim me Gjermanine?
Me e rremujshme... Edhe atje ka stres, por nese ushtron profesionin tend, jeta eshte me e qete, jo kaq e ngarkuar emocionalisht.

Sapo ka dale klipi yt me i ri, serish me turbo folk. Nuk ke ndermend te ndryshosh rryme muzikore?
Kjo eshte kenga e trete e albumit tim. Kenga e katert eshte tradicionale. Gjithashtu, ka edhe muzike te lehte. Pra, mund te gjeni larmi... Rame dakord qe edhe klipi i trete te ishte i rrymes turbofolk, por jo se une nuk kendoj dot rryme tjeter. Bashke me autoret e albumit tim, vendosem qe kenga Bubulina te behej me klip.

Pse zgjodhe Max Production?
Per nje kohe te gjate kam jetuar larg Shqiperise dhe kur u ktheva, rastesisht, pashe dy videoklipe te realizuara nga Max Production. Sigurisht qe me pelqyen dhe vendosa qe edhe klipet e mia ti realizoja ketu.

Pse quhesh Maja?
Sepse jam vajza e fundit dhe ngaqe prinderit u merziten shume qe nuk linda djale, gjyshja ime vendosi te me quante Maja, qe do te thote te jem gjithmone ne maje, megjithese jam femija i fundit.

Kenga eshte pasion apo profesion qe sjell perfitime?

E kam nisur me pasion dhe me doli profesion.

Me trego pak si jeton nje kengetare shqiptare jashte kufijve te Shqiperise?

Nuk e di si jetojne te tjeret, por po te flas per veten time. Une, jashte kufijve, kam qene studente, aktore, kengetare dhe perkthyese... Fundi i javes ka qene gjithmone j ngarkuar me pune, me shfaqje ne teater apo koncerte, ndersa ditet e tjera te zena me prova. Kam bere nje jete dinamike... Kam udhetuar neper qytete te ndryshme te Gjermanise, pasi vete profesioni qe kam zgjedhur nuk me lejon te rri ne nje vend.Ne periudhen e pushimeve, vija ne Shqiperi ose shkoja ne shtete te ndryshme te botes.

Me cfare po merresh tani?

Tani po punoj per veren... Do te keni surpriza nga Maja per kete vere, por nuk mund te them me shume se kaq. Po ju them vetem qe jam ne periudhe krijuese dhe kerkoj shume nga vetja.

Cilat jane autoret e tu te preferuar?

Une kam bashkepunuar me kompozitorin e mirenjohur Adrian Hila, te cilin e falenderoj me gjithe zemer. Tekstet i ka shkruar vete ose jane te huazuara nga populli. Edhe ne te ardhmen kam deshire te punoj serish me te, ndersa autoret e teksteve po i perzgjedh, madje sapo u ktheva nga nje takim me Jorgo Papingjin.

Po presim nje album te ri?
Pas veres, po...

Cte pelqen te besh tjeter, pervecse te kendosh?
Aktrimi! Nuk i ndaj dot. I bej me shume pasion, qe te dyja.

Ne nje nga videot e tua ke hipur mbi kale... Te pelqen hipizmi?
Shume... (Qesh) Nena qe me ka adoptuar ne Gjermani ka patur kuaj dhe sigurisht qe i kam shume qejf. Kali im jeton, por i saji ngordhi dhe me ka ardhur shume keq.

Si te kane shkuar punet me dashurine?
Jo keq, por ka edhe me mire!... (Qesh)

Cfare te bezdis te sjellja e nje mashkulli?
Genjeshtrat nuk i duroj dot!

Me trego dicka te lezetshme nga xhirimet e klipit...
Ne klipin Bubulina, ato vaizat qe shfaqen aty jane mbesat e mia ... Ate dite ka qene shume ftohte, megjithese ne ekran duket e kunderta. Mbesat e mia donin te dilnin sa me bukur dhe nuk pyeten per te ftohtin, keshtu qe u futem ne uje. Mua me kapi e qeshura dhe nuk po ndalja dot, pasi kur po kercenin ne uje, ca nga i ftohti, ca nga guret, ato rrezoheshin dhe nuk po qendronin dot. U desh kohe e gjate qe te pushoja se qeshuri dhe te nisnim serish xhirimet.

Kujt ia ke besuar pamjen tende ne klip?
Kam punuar me nje parukiere ne Vlore, pasi klipi eshte realizuar atje, ndersa idete e veshjeve kane qene te miat dhe stilistet e BBFse i kane realizuar
me se miri.

Si do te ishte nje dite clodhese per Majen?
Te rri shtrire dhe te ngrihem me deshire nga krevati, gje qe nuk me ndodh shpesh. Te pi nje kafe ne shtepi ashtu sic jam, pa u rregulluar e trukuar e pastaj, me shume qetesi, te vishem dhe te te shkoj ne nje vend te qete, pa shume njerez dhe vetemn me natyre te gjelber:

Po nje dite e ngarkuar me pune, si eshte per Majen?
Puna ime fillon qe ne mengjes, madje qe ne shtrat kujtoj tekstet,muziken apo skenarin nese do te kem shfaqje ne teater. Pastaj, kaloj ore te tera ne studiot e regjistrimit.

Cfare i thua vetes kur shihesh ne pasqyre?
O Zot sa e bukur jam! (Qesh)

Me cilen nga koleget ke marredhenie me te mira?
Te mira i kam ne pergjithesi me te gjithe, por qe te kesh marredhenie te mira dhe te ngushta duhet te kesh edhe kohe. Mua me mungon elementi kohe.

Cndryshim kane meshkujt shqiptare nga ata gjermane?
Meshkujt shqiptare jane me te ngrohte, me pelqejne. Une kam jetuar per shume vite ne Gjermani dhe kam shume miq gjermane, por vetem kaq. Nuk mund te ushqesh ndjenje per ta, jane te ftohte... (Qesh)

Per carsye nuk do te kendoje me?
Po te vdisja! (Qesh)

Ma pershkruaj pak tipin tend me tre fjale...
Me karakter te forte, e sinqerte dhe kembengulese per te arritur gjerat qe dua.

Tani fillon sezoni i veres... Je e ftuar neper koncerte?
Ketu dua te falenderoj publikun qe e ka pritur mjaft mire albumin tim dhe beri te mundur qe te jem e ftuar ne shume koncerte, jo vetem tani qe fillon sezoni i veres. Me ka bere pershtypje nje koncert ne Greqi, dy jave pasi kisha nxjerrekengen Lege, lege. Prezantuesja tha nje pjese te refrenit dhe e gjithe salla thirri: Maja!. U emocionova shume...

Se fundi, me thuaj cte duash...
Te falenderoj shume ty dhe redaksine e gazetes per intervisten, publikun, shtepine diskografike Elrodi, kompozitorin Adrian Hila, populin qe ka shkruar kenget qe une kendoj, familjen time. Edhe veten time, natyrisht. (Qesh)
Comments | Total: 0


Maja, maje lastari e rrenjes Labe

Posted: 12/23/07 15:20:31 | Member: (maya) | Tag: default
Maja, maje lastari e rrenjes Labe

Kenga e saj, zeri i embel dhe vecantia e kenges me taban popullor lab; Lege, Lege!, me terhoqi qysh ne shikimin dhe degjimin e pare..., sesa i nje emri Maja. Cila ishte kjo vajze. Nga ctreve e Laberise vinte?. Cfare rruge kishte pershkruar deri ne majat e kenges labe!? Duke e perseritur me simpati emrin e saj me nje shokun tim te vjeter, Kondo (Aga) Kondin, beme se toku nje dialog te shkurter.

E degjove mbreme Majen ne TOP SHOW?, them une. Kondua qeshi!
Jo vetem e degjova, por e kam degjuar dhe kam folur me te nga afer, ajo eshte maje lastari e kenges Labe!. Deshiron ta njohesh nga afer?

Sigurisht, i them, sepse dua te shkruaj qofte edhe pak rreshta per gazeten tone Bolena. Dhe autori i Tetralogjise qe se shpejti do te promovohet Marua e Epirit, me premtoi ta takoja kete brilante te kenges polifonike.
E pritem para 15 kateshit. Aty u takuam nje dite shkurti dhe te tre u ulem diku, ne nje bar, te pinim nga nje kafe dhe per tu njohur, per te cekur pak dhe kengen dhe arti, se ishim qe te tre te asaj linje...


Kenga e saj, zeri i embel dhe vecantia e kenges me taban popullor lab; Lege, Lege!, me terhoqi qysh ne shikimin dhe degjimin e pare..., sesa i nje emri Maja. Cila ishte kjo vajze. Nga ctreve e Laberise vinte?. Cfare rruge kishte pershkruar deri ne majat e kenges labe!?

Duke e perseritur me simpati emrin e saj me nje shokun tim te vjeter, Kondo (Aga) Kondin, beme se toku nje dialog te shkurter.

E degjove mbreme Majen ne TOP SHOW?, them une. Kondua qeshi!
Jo vetem e degjova, por e kam degjuar dhe kam folur me te nga afer, ajo eshte maje lastari e kenges Labe!. Deshiron ta njohesh nga afer?

Sigurisht, i them, sepse dua te shkruaj qofte edhe pak rreshta per gazeten tone Bolena. Dhe autori i Tetralogjise qe se shpejti do te promovohet Marua e Epirit, me premtoi ta takoja kete brilante te kenges polifonike.
E pritem para 15 kateshit. Aty u takuam nje dite shkurti dhe te tre u ulem diku, ne nje bar, te pinim nga nje kafe dhe per tu njohur, per te cekur pak dhe kengen dhe arti, se ishim qe te tre te asaj linje...

Kam perpara nje vajze me nje buzeqeshje te permbajtur, e veshur me gusto, por jo e zhdeshur, sic thone verioret, me dy sy pak te medhenj, shume depertues e te zgjuar, me nje shendet normal dhe pamje terheqese..., e tek shqiptimi i fjaleve zbulova shpirtin kristalor Lab.

E kaq na vlejti qe te flisnim me shtruar dhe si te njohur. I thashe Majes perse e kisha kerkuar kete takim dhe asaj i erdhi mire, vecanerisht qe une isha drejtues i nje gazete, e aq me teper qe isha edhe bolenas... Bolena bijve iu ka dhene miresine e vet.
Dhe intervista ime e shkurter do te niste:
Nga jeni, nga cfis?
Jam bije Dukati, nga Alickajt, nje fis i njohur ne Dukat. Gjyshi im ka shume histori, por ketu besoj se nuk eshte vendi.
Me cfare arsimimi?
Po them te fundit, se te parat dihen. Jam diplomuar ne artin skenik, dega Dramaturgji, ne vitin 1994. Aty, nje vit kam qene asistent/pedagoge, kam luajtur edhe role ne disa drama, si te Lisistrata, etj. Kam ecur gjithmone ne keto rruge te artit, por edhe te kenges.
Tani te kam pare e me duket se po degjoj, ketu, ne afersi prape Lege Legen. Sipas teje, ku qendron bukuria e kesaj kenge, tek fabula, krijimi artistik, apo interpretimi virtuoz i majes?
Tek te tria!
Kush e ka shkruar tekstin?
Une. Refrenin e ka bere nena ime. Ajo eshte nj poete e vertete.
Si e keni kaluar femijerine, keni qene ndonjehere bareshe?. Ke pasur ndonje manare, apo ogice, sic ngacmon kenga, me blegerimen dritheruese te nje kenge te embel shpirti, si kjo, qe ngjan si nje nina nane e mrekullueshme?. Maja qeshi e na tha:
Bareshe nuk kam qene, qengjat bardhoshe, me zerat violine, i kam dashur gjithmone, sepse ato jane nota me e bute e tufes. E ku ka Labe e Lab qe nuk lumturohet nga shenjtore te natyres?!
Cperfaqeson per ju Dukati, Laberia, e me gjere, Shqiperia?
Gjithcka te dashur, te embel, te bukur e te shenjte, krenarine time si bije dukati, bije Shqiperie, por edhe si nje kengetare e saj.
Keni fluturuar edhe tej kufijve etnik, ne Gjermani e gjetke, ckeni ndjere kur keni qene me vite larg Shqiperise e Dukatit tuaj? Po tani qe jeni ketu, mes dashurise tuaj, a ju trok ne zemer dashuria per Gjermanine?
SA me shume qe largohesh nga atdheu yt, malli te perheq per menge, por detyra apo halli te shtyn ne kahun tjeter...., e sapo i sheshon pak ato halle, tek vendi yt te rend mendja e te rreh zemra. Jete mergimtari!. Per ti dale para pyetjes tjeter, qe mund ti beja une, Maja vazhdon; Per ato vende qe kam pare e jetuar ndjej jo aq shume mall sa respekt e detyrim per cfare ka bere ai vend per mua, ata njerez vertete te mire...

 Ku jeni me kengen sot dhe csynoni per me pas?
Sapo nxora ne drite albumin tim te pare Lege Lege dhe jam ne kerkim (ndaj vetes), te motiveve te reja, per te dritesuar edhe albumin tjeter, per te cilin do te me duhet shume, meqenese Ogicja po korr nje sukses qe i jep Majes shume detyrime.
Cperfaqeson Maja ne polifonine Labe, dege, maje, apo rrenje?
Kjo pyetje eshte e veshtire. Dikush thote jam rrenje, dikush dege, e dikush maje.. Une tani jam duke hedhur shtat, duke hedhur syte e zemres nga ata Lisa te medhenj te kenges polifonike. Rrenje do te thosha qe eshte vetem kenga Labe. Ne te gjithe jemi deget e saj. Si Fatbardha Hosi (Brahimi), Myrvete Beqaj, Vitore Leskaj, etj. Nuk i permenda bolenaset, por ato e meritojne.

 Tani kam nje pyetje te vecante, Maja eshte emri yt i vertete apo fsheh brenda ndonje balade? Dukaqotja mi dha drite pyetjes sime;
Po, po, ka brenda si te thuash, nje legjende. Une erdha ne jete pas kater motrave te mia. Isha pra, vajza e peste e nje familjeje Labe, e cila dihet, kerkon gisht per pushke e zot kerrabe. Lindja ime ishte si e tepert dhe per ta mbyllur kete shumes femeror, ma leshuan emrin qe kam Maja. Qe do te thoshte, ose kishte dicituren Majafte!, Mjafte cupa te tjera ne Alickaj! Dhe mua me mbeti ky emer, qe sic thate edhe ju i ngjan me shume nje diciture, sesa nje emri... Por nena deshi te me quante Fatbardha.
Po historine e vertete te Ogices, a e dini?
Sigurisht qe e di.... Ja cna kujton ajo. Ogice personifikon vajzen e nje te pasuri (agai) ne fshat, e rritur me pekule, sic thote populli, rritur mire e ne te mira. Por nuk i qeshi fati, sepse i vdes babai. Mbeti jetime dhe u be zonje shtepie. 20 vjece, ashtu sic thote edhe kenga, i rane mbi supe hallet e shtepise, mbeti me qyce ne brez. Por ajo mbeti jo vetem ogicia e shtepise, por edhe e gjithe fshatit. Ndaj edhe kenga e saj ka dale e bukur.
Ke njerezit ne Dukat, sigurisht qe jane gjithmone malli yt, dashuria jote.
Cdo rruge mua me con ne Dukat, kudo te ndodhem, afer apo larg. Cdo te mire e bej ne emer te tij dhe te njerezve te mi.
Ku qendron sot polifonia labe, ne taban, apo jashte saj?
Une e kuptoj se ckerkoni, por une jam akoma e re per te dhene qendrimin e tyre, nuk me takon mua. Por nje gje e shpreh me zemer; Kengen labe, qe eshte nje perle, nje vecanti mes gjithe kengeve, ta ruajme ashtu, sic ruajne nenat tona te mira, thelle ne sepete, florinjte e nuserise...
Kur kendoni, cfare ju sjell kenga prane?
Te gjithe ata qe i dua dhe me duan, Dukatin, njerezit, miqte e vertete, Laberine me male te larte, fushat dhe Jonin kristal, Shqiperine, qe nuk e nderroj me asnje vend te botes, sado i madh e pasur te jete.Â
Cfare do te deshironit te na thoshit ne fund, per te mbyllur keto mbresa?
Dua qe albumi im te shkoje tek cdo shqiptar, tek ata qe e ndjejne blegerimen e Leges sime.
Po lexuesve te gazetes Bolena, si nje dukaqote e re, por bije e nje fshati qe me Bolenen i kane pleksur rrenjet ne shekuj?
Gjithe respektin tim per Bolenen, ato qe ruan per te Dukati im, qe kane respekt te gjithe, per gazeten Bolena qe po ben nje pune shume modeste e teper te respektuar dhe juve, personalisht, qe me dhate mundesine te shpalos jeten time artistike.
Duke iu vene firmen ketyre shenimeve, qe me shume ishin ngacmime, sesa nje portret i plote njerezor e artistik i Majes, kesaj lastareje te kenges Labe, nga:

Dukati qe lind dukate
Ku ishe fshehur moj cupe
Me ruante nena ne arke
Si florinjte ne senduk

Maja bije e Alicke
Laureshe e kenges Labe!
Shelegia ne male, brigje,
Mos ogicia e dukate...!

Lege Lege e therret,
ogicia te lepin doren,
si manarja pas te ndjek
nderon Dukatin e Vloren

Ne si ngjita keto vargje
Gjer ne Cike, atje larte
Le te mbeten neper magje
Si manaret ne Dukat

Kenga te nxori nga vathi
Moj Fatbardha gjithe nur
Blegerin Ogice fshatit
te zgjosh malet si dikur...



Keto vargje Maja edhe mund ti pelqeje, por Poetja e Madhe, nena e saj, do tme korrigjoje, sepse vargjet mia nuk dalin dot tek Maja, ne maje . Por le te mbeten aty ku jane, si nje stoli e imja, duke shprehur krenarine per kengen Labe, Majen si nje risi dhe Dukatin qe pjell florinj.

Ahmet Banushi
Shkurt 2007
Comments | Total: 0


E lashe Gjermanine per fansat e mi ne Shqiperi

Posted: 12/23/07 15:18:10 | Member: (maya) | Tag: default
E lashe Gjermanine per fansat e mi ne Shqiperi

Kenga Bubulina eshte e albumit te pare?
Po, kjo eshte kenga e trete e albumit tim te pare. E pata shume te veshtire te zgjidhja se cilen kenge te beja klip, pasi me pelqenin disa. Ne bashkepunim me kompozitorin Adrian Hila dhe shtepine diskografike Elrodi Music vendosem qe kengen Bubulina ta benim videoklip. Une kete kenge faktikisht doja ta beja qe ne fillim, por u vendos te beheshin dy kenget e para qe tashme njihen nga publiku dhe pas gati pese muajsh, erdha nxora nje tjeter klip.

Me fol pak per xhirimet e ketij klipi
Xhirimet jane bere ne jug te Shqiperise, afer Vlores, ne nje vend te quajtur Kalaja. Eshte nje vend shume i bukur. Pata shume deshire ta beja aty videoklipin, jo sepse jam nga Vlora apo se kendoj kenget vlonjate, por doja te sillja te publiku dicka te vecante, sic eshte dhe sirena e detit.


Maja, kengetarja vlonjate qe sapo ka hedhur ne treg klipin e saj te ri Bubulina

Kenga Bubulina eshte e albumit te pare?

- Po, kjo eshte kenga e trete e albumit tim te pare. E pata shume te veshtire te zgjidhja se cilen kenge te beja klip, pasi me pelqenin disa. Ne bashkepunim me kompozitorin Adrian Hila dhe shtepine diskografike Elrodi Music vendosem qe kengen Bubulina ta benim videoklip. Une kete kenge faktikisht doja ta beja qe ne fillim, por u vendos te beheshin dy kenget e para qe tashme njihen nga publiku dhe pas gati pese muajsh, erdha nxora nje tjeter klip.

Me fol pak per xhirimet e ketij klipi

- Xhirimet jane bere ne jug te Shqiperise, afer Vlores, ne nje vend te quajtur Kalaja. Eshte nje vend shume i bukur. Pata shume deshire ta beja aty videoklipin, jo sepse jam nga Vlora apo se kendoj kenget vlonjate, por doja te sillja te publiku dicka te vecante, sic eshte dhe sirena e detit.

Titulli i kenges eshte Bubulina, cdo te thote?
- Bubulina eshte thjesht emri i nje vajze nga Jugu. Vetem kaq, ska ndonje kuptim te vecante.

Cilet jane bashkepunetoret tuaj ne kete klip?
- Te ky klip kane punuar me mua mbesat e mia dhe nje djale vlonjat, te cilet nuk ishin te stafit te BBF-se. Vendosa ti merrja sepse ato jane
shume simpatike dhe artiste ne shpirt. Ketu gjej rastin te pershendes edhe Max production qe eshte marre me realizimin e klipit tim.

Na trego ndonje prapaskene gjate regjistrimit te klipit.
- Kur eshte xhiruar klipi, pavaresisht se ishte kohe e mire, ka qene shume ftohte, por mbesat e mia nuk e kishin problem fare te futeshin ne uje vetem e vetem qe te dilnin sa me mire para kamerave. Ne nje moment une nuk kendoja dot ngaqe me vinte per te qeshur teksa shikoja mbesat qe kishin shume ftohte ne uje dhe binin ne breg nga forca e dallgeve.

Si ka ecur deri tani albumi yt i pare?
- ]am jashtezakonisht e kenaqur. Nuk ma merrte mendja se Publiku do ti pelqente kaq shume kenget e mia. Te them te drejten jam stepur pak para ketij suksesi, sepse jam natyre realiste, ne kuptimin qe dua ti prek njehere gjerat dhe pastaj tu besoj.

A ke marre pjese ne ndonje eveniment gjate kesaj periudhe?
- Kam pasur shume ftesa dhe per kete natyrisht qe falenderoj publikun, por edhe organizatoret e koncerteve ne te gjithe Shqiperine dhe jashte saj.

Ke qene ne Gjennani gjate kesaj kohe?
- Po, kam shkuar dy here: nje here sepse kisha nje rol ne nje teater dhe e humba per shkak te impenjimeve qe kisha ketu, por qe ia vlejti me suksesin qe kam ne Shqiperi.

Cfare te mungon me teper nga Gjermania, si nga ana shpirterore ashtu edhe materiale?

Me mungon ajo qetesi qe kam atje, me mungon rregulli qe ka Gjermania si qytet, kurse nga anet e tjera nuk me mungon asgje, jam shume mire si ketu, si atje. Nuk them qe jam e pasur, por nuk me mungon asgje, nuk eshte se kam probleme financiare.
Duke qene se ke ardhur pas 13 vjetesh ne Shqiperi, je pershtatur ndopak me jeten qe behet ketu?
- Ne fakt kam nje aftesi qe eshte ajo e pershtatshmerise. Une mund te jetoj pa problem ne cdo qytet te Shqiperise, ashtu sikurse edhe ne cdo shtet te botes. Pershtatem shume shpejt dhe mundohem te gjej rrugen per te ecur perpara.

Kush kujdeset per kalin tuaj ne Gjermani?
- Nena qe me ka adoptuar atje.

Cfare mendon ajo per karrieren tende ketu?
- Eshte shume krenare dhe e merr shume malli per mua natyrisht. Une e ndjej shume mungesen e saj, si dhe ajo timen.

 A behet xheloze nena jote ketu per nenen atje?
-Â Jo, sepse nena ime e vertete e di qe vendin e saj nuk e ze askush tjeter

Cfare ndryshimi ndjen te vetja qe kur ke ardhur ne fillim deri tani?
- E para, nuk dal dot me ne rruge e pa rregulluar dhe e pa lyer, sepse me njohin njerezit dhe nuk dua ti zhgenjej. Kjo eshte edhe e mire, edhe e keqe.

Te bezdis fakti qe te tjeret te njohin ?
- Ka raste qe edhe me bezdis, sepse kudo qe shkoj njerezit kthejne koken dhe fillojne te komentojne. Kjo eshte e keqja e nje personi te njohur, sepse njerezit te shohin nga koka te kembet, keshtu qe duhet te jesh gjithmone e rregullt. Pra, nuk duhet te jesh asnjehere e shkujdesur ne ambjente publike.

Te ka ndodhur te degjosh te tjeret te flasin per ty?
- Me ka ndodhur disa here te hyj ne nje ambient dhe te kem degjuar te tjeret te flasin per mua. Ne fillim degjoj emrin tim dhe keshtu e marr vesh qe behet fjale per mua. Por une jam shume e thjeshte dhe kam aftesine qe ti bej njerezit per vete edhe pa kenduar, qe ne takimin e pare.

Cilat jane vendet qe frekuenton zakonisht?
Une kafene kam qejf ta pi jashte dhe nuk para e pi ne shtepi, edhe dreken ndonjehere e ha jashte. I kam shume qejf vendet me gjelberim, sepse kane hapesira dhe jane vende me drite.

Â
Po jeta e nates te pelqen?Â
- Me pelqen, por une ne pergjithesi jeten e nates e kam bere kur kam qene e ftuar per te kenduar. Rralle shkoj per qejfin tim, sepse ne fundjave zakonisht me ftojne per te kenduar. Nuk jam shume e dhene pas daljeve te shpeshta naten, pervec se kur jam e ftuar.

Si e kalon Maja nje fundjave ?
- Zakonisht jam e ftuar diku. Nese jo, ia dedikoj familjes sime dhe miqve te mi.

Ke ndonje vend ku te pelqen te kendosh dhe ku je gjithmone e mirepritur?
- Une kendoj ne vende te ndryshme. Nuk me pelqen te jem stabel ne nje vend.

Maja, ke blere shtepi ne Tirane apo jeton me qira?
- Kam blere nje shtepi dhe jetoj vetem.

Nuk ke frike nga vetmia?
]o nga vetmia, por nga asgje nuk kam frike.

Je ndopak shtepiake?
- Me pelqen rregulli. Po nuk i vura gjerat neper vende nuk ulem dot te rri rehat. Kjo s do te thote qe jam maniake pas puneve te shtepise.

Cfare po ndodh me jeten tende private aktualisht?

Per momentin po bej pushim.
Ke hasur ndonje pengese gjate punes tende? Ose, ka pasur njerez qe kane dashur te te prishin pune?
- Direkt ose balle per balle jo, por ne menyre indirekte po. Une jam nje femer me karakter te forte dhe di si ta mbroj veten time. Keshtu qe ketyre njerezve te vegjel su ngelet gje tjeter vecse te kthehen. Sinqeritetin, te jene gjithmone te sinqerte ne cfaredo lloj situate.

Ti vete nuk genjen ndonjehere?
- Nese them jo, genjej qe ne kete moment. Them genjeshtra te vogla qe nuk i prishin pune askujt.

Ke degjuar ndonje thashethem per veten?

Kam degjuar. Kur shkova ne Greqi per Vitin degjova thashethemin me te cuditshem per veten: qe une isha e dashuruar me nje person publik. Une jo qe nuk e kisha nje lidhje te tille, por as nuk flisja me ate person sepse kishim pasur disa kontradikta per marredhenie pune. Keto gjera me prekin shume, po gjithsesi nuk me intereson cfare thone te tjeret.
Â
Sa here qe jemi takuar te shoh me veshje shume te vecanta. Ku i blen rroba?

Ketu ne Shqiperi i blej ne nje dyqan qe eshte shume i vecante. I sjellin nga ltalia dhe quhet Moment style. Dyqani ndodhet perballe viles Palma. Une e gjej veten ne ate dyqan dhe blej vazhdimisht rroba aty. Ndersa kur dal jashte, blej andej. Une ne cdo vend qe shkoj kam manine te blej rroba; Kam aq shume rroba saqe kur i shoh them me vete: Per cfare me duhen te gjitha keto?
Per cfare shpenzon me shume: bizhuteri, veshje apo kepuce?
- Veshjet i kam te parat, pastaj edhe kepucet dhe cantat i ndryshoj shpesh. Kurse bizhuterite jo se nuk i perdor. I kam alergji dhe perdor vetem floririn. Preferoj me teper floririn e bardhe.

Cfare ngjyre te terheq me shume?

Mua me shkon cdo lloj ngjyre. Me pelqen e kuqja, e bardha, e verdha. Ne pergjithesi ngjyrat e celeta me shkojne.
Â
Cili eshte pikesynimi juaj pas ketyre tre klipeve te suk sesshem?
- Te bej karriere, kjo me intereson. Une kerkoj shume nga vetja dhe shpresoj qe Zoti te me ndihmoje.

Gazetare Arlinda Abas
Maj 2007
Comments | Total: 0


MENU
ANETARE
maya
  Jashte Linje  
PLAYER  »  launch
STATISTIKA
TODAY
Total Plays: 4
Total Streams: 4
Total Downloads: 0

ALL TIME
Total Plays: 11,228
Total Streams: 11,201
Total Downloads: 27
SYNDICATION
RSS Feed RSS Feed
ATOM Feed
CODE SNIPPER
Create a link to your page, copy and paste this code into your web site.